Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
11 June 2026
Vizion fokus

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë...

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington! Demokrati përplaset...

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam qenë që...

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në...

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi vetëm me...

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali i xhaxhait...

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo nga Temu!...

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit amerikan ndaj...

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do t’i shkatërrojmë...

Fosile të shumta zbulohen nën tokën e qytetit Los Anxhelos

9 Prill 23:08

Në nëntokën e qytetit të Los Anxhelosit punëtorët kanë zbuluar nën tokë fosile të shumta të epokës së akullnajave. Zbulimet u bënë gjatë punimeve për të zgjeruar sistemin e tuneleve të transportit hekurudhor.

Ky koleksion shumë i madh fosilesh të epokës së akullnajave u gjet nën rrugët e Los Anxhelosit.

Ato u zbuluan nën bulevardin Wilshire, ku punëtorët gërmojnë për të zgjeruar hekurudhën e qytetit.

Fosilet u shpëtuan pasi Kalifornia ka ligje të rrepta që kërkojnë praninë e paleontologëve në të gjitha gërmimet e thella.

“Jemi shumë me fat që në Kaliforni ka kufizime të rrepta dhe që kërkohet të ketë një paleontolog gjatë gërmimeve. Pra, çdo fosil apo artifakt pikaset menjëherë dhe mund të shpëtohet. Këtë legjislacion nuk e kanë të gjitha shtetet dhe fosilet po humben vazhdimisht”, thotë Ashley Leger, drejtore e ekipit të paleontologëve.

Ndër gjetjet më interesante është kafka e një mamuthi, të cilit iu vu emri Hayden.

Ka gjithashtu vertebra dhe kocka të maceve me dhëmbë të gjatë të dalë, si dhe të ujqërve të mëdhenj.

Ndalimi i punës për t’u marrë me fosilet është një proces që kushton, por zyrtarët e qytetit thonë se në bashkëpunim me paleontologët dhe kompaninë e gërmimit kanë gjetur mënyrën për të nxjerrë fosilet dhe për ta vazhduar ndërkohë punën.

“Mendoj se këtu në shtetin Kaliforni kemi disa prej ligjeve më të rrepta mjedisore në SHBA dhe ndoshta edhe në botë. Pra është detyra jonë të bashkëpunojmë ngushtë me paleontologët dhe firmën e punimeve për të nxjerrë të gjitha këto fosile në sasira të jashtëzakonshme, por edhe të realizojmë projektin e punimeve”, thotë Dave Sotero, i drejtorisë së transporteve në bashkinë e Los Anxhelosit.

Fosilet ofrojnë një historik të këtij rajoni që shtrihet ndoshta deri në 50 mijë vite më parë.

Paleontologia Emily Lindsey thotë se fosilet madje mund të na ofrojnë përgjigje për shumë nga problemet me të cilat përballemi sot.

“Ndryshimet klimatike, p.sh., janë një çështje me interes të lartë për njerëzimin sot dhe ishte një proces që u përjetua nga këto krijesa që u zhdukën. Po kështu, edhe aktiviteti njerëzor mund të ndikojë tek ekosistemet. Periudha kur njerëzit filluan të mbërrijnë në kontinentin amerikan është edhe koha kur fillojmë të shohim zhdukjen e këtyre kafshëve të mëdha”, thotë paleontologia Emily Lindsey.

Fosilet e gjetura rishtazi do të vendosen në Muzeumin e Shkencave Natyrore të Bashkisë së Los Anxhelosit. Sistemi i ri i nëndheshëm hekurudhor pritet të përfundohet në vitin 2027, duke ofruar kështu kohë të mjaftueshme për të gjetur fosile të tjera./VOA

Posted Under:
Bota
Tagged:
fosile Los Anxhelos SHBA

Nga e njëjta kategori

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh sulmojnë policinë dhe emigrantët

më shumë...

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit amerikan ndaj një cisterne në Gjirin e Omanit

më shumë...

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do t’i shkatërrojmë nëse nuk pajtohen me ne nesër

më shumë...

Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme për ditën e dytë radhazi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:26

Protesta të dhunshme në Irlandë, turma qytetarësh...

12:05

Këlliçi: Rama në burg, Berisha në Uashington!...

11:57

Dy operacione në Durrës, 3 të arrestuar,...

11:56

“Shqipëria ka një realitet tjetër”, Tabaku: Kam...

11:56

“U ktheva”, Berisha: Nuk kam qenë kurrë...

11:35

Berisha mbështet protestën e qytetarëve: Të merremi...

11:07

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Balla: Djali...

10:50

“Unë erdha, u krye”, demokratët presin me...

10:38

Demokratët me pankarta në Kuvend, Balla: Flamingo...

10:35

SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës

10:10

Tre marinarë indianë humbin jetën pas sulmit...

9:48

Kujdesi për lëkurën gjatë verës, çfarë ndryshon...

9:40

Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit,...

9:36

Zbulohet një call center në Tiranë, 4...

9:08

Vlora nuk “gjen qetësi”, rindizet zjarri në...

8:45

SHBA përshkallëzon presionin ndaj Iranit, Trump: Do...

8:40

Shpërthejnë sërish tensionet, SHBA dhe Irani shkëmbejnë...

8:30

Trafik armësh në mes të Tiranës/ Policia...

8:19

Horoskopi ditor/ Vendime të rëndësishme, emocione dhe...

8:05

Mot sot, temperaturat deri në 34°C, pasdite...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...
  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • “Armand Shakaj më tha të fikja dritat se do nxirrte një frig...
  • Zhdukja e Eglant Koçit prej 4 qershorit, detaje e fundit nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.