Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme në detyrë, Gent Cakaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Gjatë qëndrimit të tij në Mal të Zi, Cakaj është takuar me kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Europian, Aleksandar Drljevic.
Ministri në detyrë, Cakaj ka thënë se projektet dypalëshe janë mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën europiane.
“Projektet dypalëshe, mënyra më e mirë për të përshpejtuar perspektivën e përbashkët evropiane. Bashkëpunimin në nivel ekspertësh, lobimin e përbashkët të proceseve integruese.”





