Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane në Gjirin...

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo më për...

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke,...

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka: Ja shqetësimet...

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më pengon të...

Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe përballu në...

“Vendet e Gjirit do të dalin më të forta”,...

Lleshaj: Nga 2019 gjobat rrugore me rrugë postare, ngushtojmë korrupsionin

26 Shkurt 14:55

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se modernizimi i policisë së shtetit është drejtimi kryesor që do të mundësojë realizimin e objektivave per rritjen e sigurise publike.

 

Në fjalën e mbajtur në eventin për tabletat e Policisë Rrugore, Lleshaj tha se modernizimi do të fillojë nga punonjësit e më pas do të vijojë në struktura dhe infrastrukturë.

 

Sipas Lleshajt, duke nisur nga sot policia do të ketë mundësi të përdorë një numër të konsiderueshëm tabletash të cilat do të shërbejnë për të regjistruar elektronikisht masat administrative.

 

“Modernizimi i Policisë së Shtetit është drejtimi kryesor, i cili do të mundësojë realizimin e objektivave shumë të rëndësishme, që duhet të plotësohen në interes të rritjes së parametrave të sigurisë publike, si dhe të përmbushjes së objektivave të rëndësishme të anëtarësimit europian të vendit. Modernizimi do të përfshijë në radhë të parë njerëzit dhe pastaj strukturën, infrastrukturën, procedurat dhe padyshim mjetet, teknikën dhe teknologjinë. Sot futen në përdorim të Policisë një numër i konsiderueshëm tabletash, të cilat do të shërbejnë për të regjistruar elektronikisht masat administrative apo për të kryer verifikimin e automjeteve në kohë reale. Me këtë hap shënohet dhe fillimi i një faze të re në punën e Policisë Rrugore, e cila shënon shkëputjen përfundimtare, jo vetëm nga një periudhë e caktuar historike, por dhe nga një mentalitet tjetër. Masat e marra deri më tani për ndryshime për mënyrën e policimit në rrugë, heqja e postblloqeve dhe përqëndrimi tek patrullimi, dokumentimi objektiv i shkeljeve administrative, kontrollet e shtuara për sjelljen dhe performancën e punonjësve të Policisë Rrugore janë disa hapa fillestarë në kuadër të një programi të gjerë për transformimin e vetë Policisë Rrugore.”

 

 

Lleshaj tha se gjatë vitit 2019 do të gjejnë zbatim përfundimtar detyrat për të dërguar në rrugë postare të gjitha masat administrative në adresë të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Sipas Lleshajt kjo masë do të ngushtojë dukshëm hapësirat për abuzim apo korrupsion.

 

“Për këtë qëllim do të shërbejnë edhe ndërhyrjet e rëndësishme që do të bëhen në mënyrën se si do të lëshohen lejet e qarkullimit, të cilat do të plotësohen me adresën e saktë të mbajtësit të tyre, duke u dhënë kështu këtyre lejeve një element shumë të rëndësishëm, por edhe të munguar prej vitesh. Futja masive e teknologjisë në kontrollin dhe menaxhimin e qarkullimit rrugor do të jetë një tjetër drejtim i rëndësishëm zhvillimi.  Targat dixhitale, sistemet fikse dhe mobile të leximit të tyre, qendrat e monitorimit të akseve rrugore, sistemet e monitorimit me dron dhe sensorë të tjerë, përmirësimi i procedurave standarde operacionale, përmirësimet ligjore, trajnimi i stafeve të policisë dhe edukimi i publikut për një sjellje të përshtatshme në qarkullim do të jenë drejtime të tjera të rëndësishme për zhvillimin e Policisë Rrugore. Krijimi i mundësive të reja për rekrutime cilësore nga radhët e të rinjve dhe të rejave që kanë përfunduar me rezultate të larta studimet universitare është një masë tjetër me rëndësi, e cila hap rrugë për rritjen e nivelit profesional të strukturave të Policisë së Shtetit në tërësi, por edhe të Policisë Rrugore në veçanti. Të gjitha përpjekjet për modernizimin e Policisë Rrugore janë në shërbim të sigurisë së jetës, të sigurisë publike dhe luftës kundër kriminalitetit në vend.”

Posted Under:
Vendi
Tagged:
gjoba poste qarkullimi rrugor sander lleshaj

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja intensive për shuarjen e plotë të vatrave

më shumë...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrën, shoferi bie nga lartësia, humb jetën

më shumë...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi Arbër Gashi: Qeveria e opozita të bashkëpunojnë

më shumë...

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit mbarëkombëtar bukuritë e natyrës dhe trashëgimia

më shumë...

One thought on “Lleshaj: Nga 2019 gjobat rrugore me rrugë postare, ngushtojmë korrupsionin”

  1. JKL says:
    February 26, 2019 at 2:58 pm

    Po qe kur keni thene ju keshtu, pse nuk e hiqni policat e korruptuar te vebdosni kamera edhe drone apo perfitoni dhe ju nga keto prandaj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:29

Paralajmëron Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar ende!

10:08

Trump: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane...

9:46

Vitamina D, ja kur dhe si ta...

9:07

Zjarri në Landfillin e Bushatit, vijon ndërhyrja...

8:52

Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet...

8:33

Politika të dedikuara për diasporën! Remitancat jo...

8:25

Presidenti Begaj pret Shefin e Shtabit të...

8:19

“Biznes në Shqipëri, risk i lartë”, Gjoka:...

8:08

Emigranti nga Londra: Ju tregoj çfarë më...

7:35

Të shtëna me armë në SHBA, vriten...

7:11

Salianji thirrje Berishës nga Kukësi: Dil dhe...

6:46

“Vendet e Gjirit do të dalin më...

6:35

Përshkallëzim mes SHBA dhe Iranit? Teherani mund...

6:09

Media: Irani nuk do të shkojë në...

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat ̶...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.