Bllokohet rruga Korçë-Dardhë nga shkarja e dëborës së grumbulluar prej reshjeve të shumta dhe erës në pjesë të veçanta të saj.
Sipas të dhënave që i referohen situatës në këtë segment rruge me statusin e një rruge nacionale, shkak i bllokimit ka qënë shkarja e masiveve të dëborës në dy apo tre vende.
Sasia më e madhe e dëborës së shkarë që ka sjellë bllokimin e rrugës Korçë-Dardhë ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Murri i Musait’ dhe segmentin e quajtur ‘Gryka’.
Fshati turistik i Dardhës mbetet në vëmendjen kryesore të strukturave përgjegjëse për pastrim në situata dimri edhe për shkak të pushuesve që e frekuentojnë. Aktualisht po punohet për ta bërë të qarkullueshëm rrugën Korçë-Dardhë me ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese dhe forcave njerëzore.





