E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bllokohet pika turistike e Dardhës

Bllokohet rruga Korçë-Dardhë nga shkarja e dëborës së grumbulluar prej reshjeve të shumta dhe erës në pjesë të veçanta të saj.

 

Sipas të dhënave që i referohen situatës në këtë segment rruge me statusin e një rruge nacionale, shkak i bllokimit ka qënë shkarja e masiveve të dëborës në dy apo tre vende.

 

Reklamë

Sasia më e madhe e dëborës së shkarë që ka sjellë bllokimin e rrugës Korçë-Dardhë ka ndodhur në vendin e njohur si ‘Murri i Musait’ dhe segmentin e quajtur ‘Gryka’.

 

Fshati turistik i Dardhës mbetet në vëmendjen kryesore të  strukturave përgjegjëse për pastrim në situata dimri edhe për shkak të pushuesve që e frekuentojnë. Aktualisht po punohet për ta bërë të qarkullueshëm rrugën Korçë-Dardhë me ndërhyrjen e mjeteve borëpastruese dhe forcave njerëzore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë