Buxheti i 2019 ka bërë që socialistët të përplasen në mbledhjen e grupit parlamentar.
Në një kohë kur ishte planifikuar nisja e seancës plenare, PS ka mbledhur grupin për të diskutuar para votimit të buxhetit 2019.
Vizion Plus ka mësuar se në mbledhjen e grupit kreu i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe është përlpasur me ministrin Arben Ahmetaj.
Braçe ka kërkaur që të ndryshohen disa nene në lidhje me paktetën e re fiskale.
Sipas informacioneve, Braçe ka këmbëngulur që tatami për pagat mbi 400 mijë lekë të vjetra të jetë 0.
Kërkesë kjo që u refuzua gjatë mbledhjes nga ana e minsitrit Ahmetaj, ndonëse pati mbështetejen e disa deputetëve të socialist.





