“Noches” dhe “La Stravaganca”, janë dy pjesë baleti që u duartrokitën sapo u prezantuan për publikun. Me elementë shqiptarë, ky balet u prezantua si koreografi e Angjelin Preljocaj në disa vende të botës. E po këto vepra do të na prezantojnë edhe në Itali, ku trupa e baletit shqiptar do të performojë këtë fundmuaji.
Por, përveç baletit në tur jashtë vendit janë edhe valltarët e muzikantët e ansamblit të këngëve dhe valleve popullore. Kultura shqiptare do të rrugëtojë drejt festivalit “Balkan Trafik” për herë të pestë e këtë vit ky event dot ë organizohet në Bruksel.
Ansambli performon të shtunën ne Bruksel, ndërsa trupa e baletit pritet te niset te dielën ne Itali për një tur koncertesh deri me 30 prill.





