Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur votimin në parlamentin e Maqedonisë të ligjit të gjuhës shqipe. Në reagimin e tij në facebook, kreu i qeverisë shqiptare e konsideron si një arritje historike. “miratimi nga “parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë”, shkruan Rama. Nevoja për miratimin në kuvend të ligjit për gjuhën shqipe ishte pjesë e diskutimeve që kryeministri Rama dhe ai i Maqedonisë Zaev, patën gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve në Pogradec, dhjetorin e vitit të kaluar.





