Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Poeti i madh grek Odisea Elitis dhe “Albaniada” e tij

Nga Gerta Banushi
Gazetare, përkthyese
9 Mars 12:48

Ndikimi i luftës në Shqipëri në rrugëtimin poetik të nobelistit

 

Në dhjetorin e shkuar, një dokument origjinal historik del nga arkivat e Radiotelevizionit Grek (ERT) pas 60 vitesh mungesë dhe i prezantohet dëgjuesve të Radios Shtetërore Greke.

 

Bëhet fjalë për veprën e papërfunduar të poetit të madh grek, nobelisitit në letërsi në vitin 1979 Odisea Elitis, e cila që në titull të jep shkas për të kërkuar më tej rreth kësaj vepre dhe lidhjes së saj me Shqipërinë. Vepra mban titullin “Albaniada”, është transmetuar një herë të vetme pikërisht në fund të vitit 1956 në Stacionin Radiofonik të Athinës në ato vite i quajtur EIP.

 

 

Elitis lindi në Kretë, më pas familja u transferua në Athinë ku ai studioi Drejtësi në Universitetin e Athinës. Poezitë e tij të para u publikuan në vitin 1935. Ai ka qene dy herë drejtor i Radiotelevizionit  ERT në vitet 1945–46 dhe 1953–54, ku dy vite më pas do të regjistroheshin si një dokument unik dhe autentik vargjet e poemës “Albaniada”. Një poemë kushtuar luftës antifashiste në territorin e Shqipërisë.  Në vitin  1960 fiton Çmimin e Parë Shtetëror të Poezisë.  Në vitet  1948–1952 dhe 1969–1972 ka jetuar në Paris. Veprat e Elitis u përkthyen në italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht etj. Poeti grek Odisea Elitis vdiq në 18 mars 1996.

 


“Albaniada”,
kjo vepër me këtë titull monumetal, të zgjedhur sipas modelit të eposit homerik, u transmetua në Radio nën shoqërimin e muzikës së  kompozitorit të shquar grek Manos Haxidhakis, regji radiofonike të Nikos Gacos dhe recitim të Thanos Kocopulos dhe Micos Ligizu.

 

Ky ekzemplar unik u ritransmetua për herë të parë ekskluzivisht pas 60 vitesh në Greqi pak muaj më parë, në datën 5 dhjetor 2016 në orën 8 të mbrëmjes për dy orë të plota në Kanalin e Dytë dhe të Tretë, si dhe në stacionet radiofonike lokale të ERT në të gjithë Greqinë. Në këtë ritransmetim të munguar për 60 vjet, mikpritës në studio ishte Kostas Kanavuris, bashkë me poetin Jorgo Koropulis dhe historianin Menelao Haralambadhis, të cilët pas transmetimit radiofonik të dokumentit historik, diskutuan dhe e ndriçuan veprën nga ana historike, artistike, shoqërore dhe radiofonike.

 

 

Korifeu i poezisë helene, duke iu referuar veprës së tij “Albaniada”, në një intervistë dhënë revistës studentore “Panspudhastiki” në vitin 1962, theksonte:

 

«… Kjo poemë nuk u botua kurrë. Vetëm është transmetuar në tetor të vitit 1956 nga Stacioni Radiofonik i Athinës…Nuk kishte, me aq sa di unë, asnjë rezonancë, megjithëse paraqitja radiofonike ndihmoi të theksohej teknika e veçantë.  Ndoshta e kisha fajin unë, ndoshta tematika. Fakti është, se më mungoi nga ai moment e më tej dëshira për të vazhduar një vepër me dimensione kaq të mëdha…Punova mjaftueshëm me pjesën e dytë dhe papritmas e ndalova…».

 

Viti 2011 shpallet në Greqi viti i Odisea Elitisit, me rastin e 100-vjetorit të lindjes të poetit nobelist. Me këtë rast, studiuesi Panajoti Andhriopulu shkruan: “kujtojmë, por disa e injorojnë faktin se Elitis luftoi në Shqipëri në vitet 1940-1941 në vijën e parë të frontit”.

 

Në 28 tetor 1940 Elitis renditet si nëntoger në Shtabin e Komandës në Ushtri.  Pjesëmarrja e Elitisit në luftën italo-greke në dimrin e vitit 1940-1941 ku ai ishte nëntoger në Sarandë, luajti një rol shumë të rëndësishëm në formimin e tij poetik dhe ideologjik dhe shënoi fillimin e një periudhe të re në pasurinë shpirtërore.  Përvoja e tij në ato muaj të vështirë në Shqipëri do të ishin guri i themelit shpirtëror i një poeti të ardhshëm nobelist.

 

Gjatë luftës në Shqipëri, Elitisi u sëmur shumë rëndë nga tifoja e zorrëve dhe u shpëtua “nga mrekullia” siç ka rrëfyer edhe vetë autori. Vetë ai përshkruan përvojën e tij në front dhe thekson veprat  në të cilat u reflektua përvoja e tij tronditëse poetike. Në datë 26 shkurt 1941 u transferua i sëmurë rëndë në spitalin e Janinës e më pas në Athinë.

 

 

Sipas disa studiuesve, Elitis donte të çmonte dhe vlerësonte bashkëluftëtarët e tij në Shqipëri nëpërmjet poemave, ndërsa disa studiues të tjerë mbrojnë tezën e shkrimit të poezive për mikun e tij poetin Jorgo Sarandari, i cili luftoi po ashtu në Shqipëri dhe vdiq pasi u transferua në Athinë i sëmurë shumë rëndë.

 

Duke shkruar për vendin ku ai luftoi dhe vuajti, Elitisi ka thënë: “Shqipëria për gjendjen time fizike ishte një aventurë e vështirë, por për historinë time shpirtërore, ishte një plagë e thellë…, u bë shkak lufta të kuptoja çfarë është luftimi, luftimi në grup jo ai vetjak. Dua të them çfarë domethënie ka të luftosh në një skuadër, me ideale të caktuara…”

 

 

Elitis shkroi tri poema me temë luftën në Shqipëri, në pranverën e vitit 1941 i sapokthyer nga fronti: 1. “Albaniada”, 2. “Barbaria” dhe  3. “Këngë heroike dhe e përzishme për nëntogerin e rënë në Shqipëri”. Vepra e tretë ka ardhur edhe në shqip. Për herë të parë, fragmente të saj nën përkthimin e Ismail Kadaresë janë botuar në vitin 1986 tek “Antologji e poezisë së re greke” (botimet Naim Frashëri). Kurse poema e plotë është përkthyer nga Romeo Çollaku dhe gjendet në përmbledhjen me poezi të përzgjedhura të Odiseas Eltisit, botuar në vitin 2014 nga botimet Odeon.

 

“Albaniada” është një vepër e papërfunduar me tri pjesë. Disa fragmente të saj u publikuan në tetor të vitit 1962 në revistën studentore, ndërsa  gjithë pjesa tjetër e kësaj poeme u shkatërrua.

 

Në artikullin e kësaj reviste, të titulluar  “Jetova mrekullinë e Shqipërisë”, shkëpusim:

Gazetari: – Si ka ndodhur që nuk është  botuar “Albaniada”, mos ndoshta janë botuar fragmente në ndonjë revistë?:

Elitis: – Jo, kjo poemë nuk u botua kurrë. Por, u transmetua në tetor të vitit 1956 në Stacionin Radiofonik të Athinës me recitim të Thanos Kocopulos dhe Micos Ligizu, regjia radiofonike Nikos Gacos dhe muzika Manos Haxidhakis. Me aq sa di unë, nuk kishte asnjë rezonancë, megjithëse paraqitja radiofonike ndihmoi duke theksuar teknikën e veçantë të veprës. Ndoshta ishte faji im, ndoshta ishte faji i tematikës. Fakti është se më mungoi nga ai moment e më tej dëshira  për të vazhduar një vepër me dimensione kaq të mëdha…Punova mjaftueshëm me pjesën e dytë dhe papritmas e ndalova….

 

Vepra tjetër “Barbaria” nuk u botua kurrë dhe është shkatërruar.

 

Në “Autoportretin” e tij shkruan: “Shumë pak njerëz e dinë se peshën më të rëndë në luftë e mbajnë nëntogerët. Armik ishte tirania, ishte forma e padrejtësisë”.

 

Pas luftës Elitis shqyrton në mënyrë sistematike marrëdhënien poezi-shoqëri.

 

 

Në vitin 1977 Teatri Kombëtar Grek prezantoi shfaqjen me fragmente nga poezi të ndryshme të cilat frymëzuan Odisea Elitisin, kryesisht nga lufta në Shqipëri. Në këtë shfaqje pati fragmente dhe nga poema “Albaniada”.

 

“Albaniada” ishte një vepër, e cila nuk e pa dritën e botimit, as ashtu e papërfunduar. Nuk jepet asnjë shkak për mosbotimin e kësaj vepre. Rreth kësaj mbetet vetëm ajo që thotë poeti, se  ndoshta e kishte fajin tematika. Lufta italo-greke që Elitisi përjetoi në Shqipëri la gjurmë të mëdha në rrugëtimin e tij poetik, gjendja shpirtërore do të ndikonte vite më pas për t’u vulosur njëherë e përgjithmonë në shpirtin e tij poetik. Ndoshta, detyra e tij si drejtor i ERT-it do të ndikonte që të paktën radiofonikisht dy vite më pas të kishim një dokument të vetëm, vargjet e “Albaniadës”. Ndoshta këto vargje do të botohen në të ardhmen në Greqi, pse jo ndoshta do të përkthehen dhe në shqip, për ta parë lexuesit shqiptarë luftën italo-greke në një këndvështrim ndryshe, poetik, me sytë dhe shpirtin e një ushtari të ri grek, por me mjeshtërinë e një nobelisti të ardhshëm.

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Gerta Banushi Poeti

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.