Pas suksesit, që pati kontrata e Era Istrefit me “Sony Music”, me të cilën ajo realizoi edhe këngën më të re “Redrum”, që i ka tejkaluar 1 milion e gjysmë shikime në Youtube pa bërë 24 orë nga lançimi, një tjetër këngëtare shqiptare pritet të publikojë klipin e saj të ri nën firmën e “Sony”-t.
Bëhet fjalë për këngëtaren Baby G, e cila administrohet nën label-in kosovar “On Records”. Më parë është folur se ajo ka qenë shumë pranë një kontrate me “Sony Music”, por siç duket gjithçka është bërë realitet. Në një intervistë për “Express Rozë”, Baby G ka thënë se kënga e re që do të lançohet është krijuar nga “Sony Music” dhe do ta bëjë atë pjesë të tregut ndërkombëtar menjëherë.





