Motorri i së ardhmes është aq i zgjuar saqë mund të eliminojë nevojën për veshje mbrojtëse, sipas prodhuesve të BMW-së.
Për të shënuar ditëlindjen e saj të 100-të, BMË ka zbuluar disa automjete koncept që parashikojnë të ardhmen e transportit. Ndoshta, një ndër konceptet më të guximshme, i ashtuquajtuari “Motorrad Vision Next 100” është aq i zhvilluar saqë BMW-ja pretendon se nuk do jetë i nevojshëm përdorimi i një helmete mbrojtëse.
Ky prototip do të ketë një system balancimi që e mban motorçikletën drejtë si në lëvizje, ashtu edhe kur qëndron në vend. BMW-ja me këto karakteristika të veçanta kërkon që të gjithë motoçiklistët të ndihen të lire dhe të qetë kur ngasin këtë motorçikletë.
Një tjetër tipar tradicional që i mungon këtij koncepti është paneli i kontrollit. Në vend të tij, motoçiklistët do të veshin një maskë që vepron si një ekran që të jep të gjitha të dhënat e nevojshme. Ky ekran jo vetëm që na jep të gjithë informacionin e duhur, por na mbron edhe sytë nga era.
BMW-ja beson se e ardhmja e transportit do të jetë komplet elektrike, duke marr shkas edhe nga koncepti “Motorrad Vision Next 100”.





