Komisioni i Venecias vlerëson se ligji i pronave përmbush kërkesat e proporcionalitetit për kompensimet dhe është në përputhje të plote me Konventën Europiane te te Drejtave te Njeriut. Kështu thuhet në përgjigjen që ky komision i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte kërkuar interpretimin e tij.
“Në situatën specifike të Shqipërisë, mund të thuhet se një kornizë e re dhe efektive ligjore sigurohet nga ligji nr.133 e cila mund të çojë në një sasi më të ulët të kompensimit të paguar për ish-pronarët, por i përmbush kërkesat e proporcionalitetit përcaktuar në nenin 1 të Protokollit nr.1 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut. Në mënyrë të veçantë, duket e arsyeshme se Ligji i referohet kategorizimin kadastral të pronës në kohën e shpronësimit pa u konsideruar si një disproporcion ekstrem mes vlerës zyrtare kadastrale të tokës dhe kompensimit të paguar për ish-pronarëve.”
I menjëhershëm ka qene dhe reagimi i ministrit te drejtësisë Ylli Manjani. Ky i fundit në një koment në rrjetin social facebook ka thënë se Venecia mbështeti plotësisht ligjin e qeverisë për kompensimin e pronareve.





