Kuadri ligjor per Këshillin e Emërimeve ne Drejtësi është tashme gati dhe pasditen e se martës iu është shpërndare anëtareve te komisionit te reformës ne drejtësi. Parashikimet ligjore per këtë institucion jane pjese e projekt-ligjit “për organet e qeverisjes se sistemit te drejtësisë” dhe saktëson edhe kriteret e përzgjedhjes se anëtareve te tij; mungesa e te cilave detyroi presidentin te shtyje ngritjen e këshillit.
a) Në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit;
b) Ndaj tij nuk ka një masë disiplinore në fuqi përveç masës “Vërejtje konfidenciale me shkrim”;
c) Ndaj tij nuk ka filluar një procedim disiplinor para forumeve përkatëse;
d) Magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është ndëshkuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.
Tashme qe afati i 16 gushtit për ngritjen e Këshillit te Emërimeve u dogj, projekt-ligji parashikon muajin dhjetor si momentin e përzgjedhjes se anëtareve te tij. Sipas draftit, Presidenti i Republikës zgjedh anëtarët e këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti dhe nëse ai nuk e ushtron kete te drejte është kryetari i kuvendit, i cili hedh shortin për përzgjedhjen e anëtareve te këshillit.
Gati ligji për Këshillin e Emërimeve





