Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe...

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126...

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura në 3...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe...

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump...

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1 milion dollarëshe”,...

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të...

Vokshi: Miliona lekë iu dhanë spitaleve private

19 Janar 14:44

Partia Demokratike vazhdon serine e akuzave për korrupsion ndaj Ministrit te Shëndetësisë Ilir Beqaj. Kete here, deputetja Albana Vokshi publikoi dokumentin e auditit, i cili sipas saj, tregon se si u zhvaten milionat me paketën e shërbimeve, qe kryhen ne spitalet private.

Deklarata e plote e Albana Vokshit:

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për veprimtarinë e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2014, që gjendet në Prokurori, ka zbuluar zhvatje të milionave edhe në financimin e paketës shëndetësore për shërbime që kryhen në spitalet private.
Miliona lekë u janë dhënë spitaleve private, në mënyrë korruptive, pa zbatuar procedurat, pa zbatuar legjislacionin në fuqi, pa një vendim te Këshillit Administrativ, pra vetëm me urdhër gojor të Ilir Beqës.
Ja ku keni dokumentin e auditit.
Po ashtu, abuzime janë konstatuar edhe në rastet e dhënies së parave për trajtimet mjekësore jashtë vendit.
Kontrolli konstaton shumë raste, rimbursim i tyre është bërë në kundërshtim me vendimin e qeverisë nr 638 datë 1.10.2014.
Janë janë evidentuar më shumë 90 milionë lekë të dhëna në klinika për trajtime që ato nuk i kryejnë, apo për trajtime që janë kryer në spitale brenda vendit në kundërshtim me VKM-në. Mbi 60 milionë lekë janë rimbursime për trajtime në vite të mëparshme që nuk parashikohen fare në vendimin e qeverisë. Gjatë pagesave, konstaton KLSH-ja, u gjenden edhe raste rimbursimi pacientësh që nuk jetojnë më. Pra, as të vdekurit s’i kanë kursyer për të vjedhur fonde.
Një kërdi me qindra milionë lekë që shpërndahen nga Ilir Beqa në miq e klientë, sipas interesave të tij, në kundërshtim me ligjin.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë me shpejtësi dhe në mënyrë të plotë këto akte të rënda korruptive, këtë vjedhje të parave të shqiptarëve, të provuar me fakte e me dokumenta.
Dosja është në organin e akuzës dhe nuk duhet të ketë zvarritje për të nxjerrë para përgjegjësisë këtë hajdutëri kriminale, të kryer nga kampioni i korrupsionit, Ilir Beqa.

Posted Under:
Kryesoret Politike

Nga e njëjta kategori

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për të dëshmuar për dosjen ‘Partizani’

më shumë...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe një mjeke dorëzojnë kandidaturën

më shumë...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të PD-së! Nuk rrëzohet qeveria me një “non grata” në krye

më shumë...

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi në garë për kreun e PD-së

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

12:19

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin...

11:55

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin...

11:53

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura...

11:31

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia...

11:28

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e...

11:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:03

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1...

10:56

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit,...

Mjeku Edmond Gashi
10:47

Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll...

10:41

Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore...

10:26

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për...

10:24

Kishin fshehur drogën në pallat e në...

10:00

Zbulohen dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.