Policia e Vlorës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, në kuadër të masave për evidentimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme.
Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga strukturat për Hetimin e Krimeve, janë sekuestruar tre automjete.
Ndërkohë, tre pronarët e automjeteve janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Gjithashtu, ndaj pronarëve ka nisur hetimi pasuror për të verifikuar burimin e pasurisë dhe mënyrën e përfitimit të saj.
Policia e Vlorës bën me dije se kontrollet dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze do të vijojnë, me qëllim identifikimin e pasurive me burim kriminal dhe goditjen e pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale.





