Shqipëria do të vijojë të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të shfaqen herë pas here deri në nivel mesatar, kryesisht përgjatë relieveve kodrinore dhe malore.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet deri në 16 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 2 deri në 4 ballë.
Temperaturat maksimale do të jenë të larta, duke arritur deri në 37°C në Elbasan, Fier, Shkodër dhe Tiranë. Në Lezhë, Durrës dhe Peshkopi, temperaturat pritet të shkojnë deri në 36°C.
/vizionplus.tv





