E mërkurë, 28 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, ARRSH: Ritme të larta në 6 fazat e para

Po vijon puna me rritme të larta në aksin rrugor Elbasan–Rrogozhinë.

Përmes një postimi në rrjetin social, ARRSH thekson se po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%.

Reklamë

“Vijon me ritme të larta puna në 6 fazat e para të rrugës Elbasan–Rrogozhinë

Aktualisht, po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 km të segmentit, ndërsa realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87%.

Reklamë

Në Elbasan–Papërr Faza 3 po punohet për realizimin e shtresave asfaltike në veprat e artit të mëdha, konkretisht në dy ura, ndërkohë që janë drejt përfundimit edhe punimet e mbistrukturës në dy urat e tjera.

Ecuria e punimeve në këtë kantier tregon një progres të rëndësishëm, i cili është drejt përfundimit, duke garantuar realizimin në kohë të objektivave të parashikuara për këtë vepër të rëndësishme infrastrukturore”, thuhet në reagimin e ARRSH.

Vazhdo të lexosh

Reklamë