E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Fier, përmbyset mjeti bujqësor, lëndohet 53-vjeçari

Një aksident është shënuar në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar është lënduar, pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari Altin Alla kishte vjelë rrushin në tokën e tij dhe po e transportonte me mjetin bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin.

Reklamë

Si pasojë mjeti është përmbysur.

Pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të lënduarin drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Reklamë

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë