Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në një plazh në hyrje të qytetit të Pogradecit.
Një i moshuar ka humbur jetën, pasi dyshohet se pësoi infarkt menjëherë pasi hyri në ujërat e liqenit.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kryen për një kohë manovrat e reanimimit, por fatkeqësisht nuk arritën t’i shpëtonin jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale si pasojë e një infarkti.
/vizionplus.tv





