Koncerti i artistit Kenye West u shoqërua me polemika, pasi një vendimi të qeverisë për ta mbështetur me para publike, në masën 4.2 mln euro. Vet Kryeminsitri e argumentoi këtë si një vendim për të mos cenuar imazhin e Shqipërisë.
Besnik Vathi, përfaqësues i Shoqatës së Turoperatorëve gjatë një interviste në Vizion Plus tha se e mbështet një vendim të tillë
“Unë bëj pjesë tek ata individë të cilët janë pro çdo shpeznimi që vjen për marketingun e vendit dhe turizimit. Që në krye të herës ky event nuk u shit si një aktivitet tregtarë, por si një event marketingu për imazhin e Shqipërisë. Ndaj mendoj se paratë që janë shpenzuar janë një vendim i duhur. Shumë shtete aplikojnë suport financiarë në segemente të caktuara të ekonomisë”, tha Vathi.
Sipas tij, një vendim i tillë duhet të shtrihet edhe më tej
“Nëse sot ne japim 4.2 milion euro për një koncert, pse të mos japim këtë shifër edhe për prezencën e Shqipërisë në më shumë panaire turizmi që organizohen në botë. Kjo do të ishte një vlerë e shtuar për sektorin”, tha ai.
Vathi argumenton se pse koncerti nuk ishte në pritshmëritë e duhura, derisa u detyruar qeveria t’a suportonte.
“Shqipëria nuk njihet ende si një vend eventesh. Ky koncert ishte i pari i këtyre përmasave. Nga ana tjetër protestat qytetare dhe thirrja për bojkot të tij kanë qënë arsye pse nuk pati interesin e pritur”, sqaroi Besnik Vathi
Koncerti u zhvillua në një stadium të ngritur enkas me 60 mijë vende. Ndërkohë biletat variuan nga 120-330 euro.
/vizionplus.tv





