Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se ka propozuar zëvendësimin e kryeministres Yulia Svirydenko.
Zelensky tha se Svirydenkos i është ofruar mundësia për të udhëhequr një fushë të rëndësishme.
“Jam mirënjohës ndaj Yulias për punën e saj të qartë, të qëndrueshme dhe efektive si kryeministre, për vitet e saj të shërbimit produktiv në grupin e punës të Ukrainës për zbatimin e politikës së sanksioneve shtetërore dhe i kam ofruar asaj mundësinë për të udhëhequr një fushë të rëndësishme të marrëdhënieve me një partner të rëndësishëm”, tha Zelensky.
Më tej, Zelensky shtoi se pret që së bashku me anëtarët e parlamentit të bëjnë ndryshime përkatëse në qeverinë e Ukrainës.





