Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 August 2026
Vizion fokus

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

Zjarr në Xhyrë, rrezikohen banesat!

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

VIDEO/ Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar në...

Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në Vajkal

Rusia nxjerr në provë armën strategjike, testohet raketa balistike...

Merr fund “telenovela” Leao, portugezi largohet nga Milani

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara krahasuar me vitin e kaluar

12 Korrik 14:50

Bashkitë e kanë nisur me këmbë të mbarë vitin 2026. Gjatë pesë muajve të parë të vitit, ato kanë arkëtuar 28.5 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo shumë është 57% më e lartë se plani i parashikuar për këtë periudhë.

“Arsyet kryesore lidhen me performancën e administratës vendore. Mendoj se ka pasur zgjerim të bazës së taksave dhe administrimi ka qenë më efikas. Një arsye tjetër është se kjo periudhë raportimi përkon me pagesën e detyrimeve të tremujorit të parë të vitit 2026, çka do të thotë se bizneset dhe qytetarët kanë shlyer detyrimet e tyre sipas afateve”, tha Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive

Përveç tejkalimit të planit, bashkitë kanë shënuar një ecuri pozitive edhe në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në periudhën janar–maj janë mbledhur rreth 13 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke krijuar më shumë hapësira financiare për investime.

“Vitin e kaluar kishim një problem, sepse të ardhurat grumbulloheshin, por nuk shpenzoheshin. Çdo bashki ka planin e saj buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë. Besoj se për shumicën e bashkive prioritet mbeten infrastruktura rrugore, infrastruktura arsimore dhe projektet e urbanizimit”, shtoi Haxhimali.

Megjithatë, sipas Institutit të Bashkive, sfida kryesore mbetet mënyra se si shpenzohen këto fonde.

“Ajo që është më e rëndësishme për bashkitë është menaxhimi i mirë i buxhetit, si i transfertave të pakushtëzuara, atyre sektoriale, ashtu edhe i të ardhurave që mbledhin vetë. Nga analiza që kemi bërë si institut, rezulton se edhe për vitin 2025 rreth 75% e këtij portofoli është përdorur për paga dhe sigurime shoqërore, ndërsa vetëm rreth 20% ka shkuar për investime kapitale. Kjo tregon se raporti nuk është i balancuar dhe investimet duhet të zënë të paktën 30–40% të buxhetit për të nxitur zhvillimin e ekonomisë vendore”, tha ai.

Përveç të ardhurave që sigurojnë nga taksat mbi ndërtesat dhe taksat e tjera vendore, bashkitë kanë në dispozicion edhe 46 miliardë lekë nga buxheti i shtetit për vitin 2026.

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Bashkia Të Ardhurat

Nga e njëjta kategori

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin qeveritar, zbardhen diskutimet

më shumë...

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i trafikut ajror

më shumë...

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela Ristanin

më shumë...

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen me shpejtësi në Malin e Çikës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

6:10

Zjarr në Xhyrë, rrezikohen banesat!

6:09

Kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkon nga burgu Anuela...

6:07

VIDEO/ Rama mbledh drejtuesit politikë dhe kabinetin...

5:47

Identifikohet autori i dyshuar i zjarrvënies në...

5:39

Rusia nxjerr në provë armën strategjike, testohet...

5:30

Rënia e flokëve/ Çfarë funksionon vërtet për...

5:29

Merr fund “telenovela” Leao, portugezi largohet nga...

5:13

Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike,...

4:38

Himarë/ Zjarr në fshatin Vranisht, flakët përhapen...

4:37

Burg për Ergys Agasin, rëndohen akuzat ndaj...

4:31

Rama: Aeroporti i Tiranës shënon rekord, mbi...

4:29

E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”,...

4:11

Ministri Hoxha: Shqipëria nuk është dhe nuk...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.