Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Stade, në veri të Gjermanisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, ndërsa të shtënat ishin pak metra larg stacionit të policisë së qytetit.
Mësohet se një person është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.
Në një njoftim në rrjetin social X, u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.





