Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit bëri të ditur se Partia Socialiste vazhdon të jetë në shërbim të popullit, duke i dëgjuar dhe kthyer përgjigje për çdo shqetësim që ata kanë.
Balla deklaroi se kundërshtarët e vërytetë të mazhorancës nuk janë as opozita as protestuesit, por punonjësit e administratës publike, që nuk u përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve.
“Unë bëj pjesë tek ata njerëz që arrij të kthej përgjigje atyre që më shkruajnë, që janë të shumtë. Ka një pjesë të madhe të atyre që halli i tyre nuk zgjidhet se i tillë është norma ligjore. Ka shumë halle që nuk zgjidhen po nuk ka hall që nuk qahet. Ne jemi zgjedhur që në një formë apo në një tjetër ka rolin e shërbëtorit të popullit, të jemi kokë ulur dhe dëgjues me njerzit. Kur ne e themi këtë, pjesa tjetër ka nivele të tjera. Ne e kemi thënë vetë, kundërshtari më i madh i PS janë segmente të caktuara në administratë që nuk u kthejnë përgjigje njerëzve, as partia e bufit dhe as ata që dalin në protestë”, tha Balla.





