Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën para Kryeministrisë, por edhe kundërpërgjigjen e kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale.
Ai tha se akuzat e bëra nga kryeministri Rama në drejtim të Dritan Goxhajt, apo shpallja non grata e një protestueseje, nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje për të larguar vëmendjen.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Sot ka shpallur një qytetare non grata në Shqipëri. Si e komentoni këtë lëvizje?
Muçi: Lëvizje e dëshpëruar, qesharake, joserioze për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE. Çdo individ ka bindjet e veta, por edhe nëse mendohet se ka qasje pro terrorizmit, një shtet serioz qëndrimin e mban sapo e konstaton. Të merret me individë të caktuar kur ata dalin në protestë, është thjesht qesharake.
Borakaj: Kjo që ndodhi me Dritan Goxhajn është sjellje e paprecedentë?
Muçi: Është tentativë për të devijuar vëmendjen.





