Qindra banorë të Nivicës, Shën Vasilit si dhe emigrantë e të tjerë të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit kanë mbërritur këtë të diel në zonën e Kakomesë për të shembur rrethimin që prej shumë vitesh ishte vendosur në një nga perlat e jugut të vendit.
Qytetarët kanë shembur rrethimin qe prej 22 vitesh mbante të izoluar zonën dhe që nuk i lejonte të shkonin në tokat e tyre e po ashtu edhe pushuesit vendas dhe të huaj të bënin plazh. Ndërkohë që pë ata që hynin duhet të paguanin një tarifë prej 10 eurosh
Banorët thonë se Shembja e rrethimit të Kakomesë është akti I parë drejt marrjes së tokave për të cilat pretendojnë pronësinë.
“Me djersen tone po behen milionera, na happen rrugen na trdhtuan , na I moren te gjithe. Qe ne 2004 qe luftojme ne burg saliu, ne burg rama.
Kjo qeveri e mire shume na knaqi, vodhi miliarda, kemi lind ketu, dhe kemi ardh ne prone tone, qe na I ka marre Nano, Berisha, Rama,. Poshte hajdutet e pronave”.
“Është gjynah nga perendia që u katandisëm këshu, kjo është demokracia, kjo sot. Ky shtet do dy gjer: një ligj dhe demokraci, shiko ku është greqia. Unë kam ardh nga amerika, ca ka më shumë, një lidgj e asgje me shume le te behet ky vend”.
“Ne I kemi tokat me letra, se kshu donte saliu , nano e ky hajduti tjeter,
Do rrojme a do vdesim kakomene se leshojme me, sdo lejojme asnje mascara te na shkel me kembe kurre”.
Banorët thonë se beteja ligjore për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit.
Ata këmbëngulin se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në njohjen e plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi të të parëve.





