Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë orëve të natës, ndërsa policia ka identifikuar autorët dhe i ka shpallur në kërkim.
Sipas informacionit paraprak, autorët kanë hyrë në ambientet e karburantit dhe, nën kërcënimin e një arme gjahu (çifte), i kanë marrë punonjësit xhiron ditore, me vlerë rreth 20 mijë lekë të rinj.
Pas kryerjes së grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja. Burime bëjnë me dije se ata kanë lëvizur në këmbë për të realizuar dhe më pas për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur menjëherë hetimet, ka identifikuar personat e dyshuar dhe po punon për kapjen e tyre. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv





