Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin e shtetit,...

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk...

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gogu nënshkruan tre konventa ndërkombëtare të KE

Ra nga mjeti lundures dhe humbi jetën në liqenin...

Ksamil/ Përplasen një mjet lundrues me skafin e Policisë...

Trump: Ngushtica e Hormuzit hapet të premten, paralajmëron plan...

Sulmohet cisterna me natfë pranë brigjeve të Jemenit

Presidenti Begaj vizitë në Uzbekistan, fokus në bashkëpunimin ekonomik dhe investimet

16 Qershor 11:57

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij Shavkat Mirziyoyev.

Presidenti Begaj gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë edhe në Forumin Ndërkombëtar  të Investimeve 2026, një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që synon të forcojë investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar.

Kreu i Shtetit u prit në Tashkent me një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Republikës së Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.

Kjo është vizita e parë zyrtare e  një Presidenti të Shqipërisë në Uzbekistan që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, dhe vjen në një moment kur përgjatë dy viteve të fundit marrëdhëniet mes dy vendeve kanë hyrë në një fazë të re, dinamike dhe premtuese.

Gjatë takimit me Presidentin Mirziyoyev,  Presidenti Begaj shprehu bindjen se tani është koha që Shqipëria dhe Uzbekistani t’i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe nga niveli formal e miqësor në atë të bashkëpunimit  konkret, që prodhon rezultate të prekshme në fushat me interes të përbashkët.

Kreu i shtetit  vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit  të qëndrueshëm, të frytshëm dhe të dobishëm reciprokisht. Kjo vizitë theksoi ai, do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri dhe premtues në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në takim u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e marrëdhenieve në fushat që synojnë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, energjitikën, bujqësinë, turizmin,  shoqërine dixhitale e inovacioniin, arsimin dhe kulturën.

Presidenti i Reoublikës theksoi  gjithashtu rëndësinë e konkretizimit të marrëveshjeve në diskutim nga insttiucionet e dy vendeve dhe forcimin e  bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtarë.

Presidenti çmoi  forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit përmes komunikimit të drejtpërdrejtë midis qytetarëve të dy vendeve tona:

“Ne duhet të forcojmë miqësinë mes dy vendeve, te bëjmë qytetarët tanë të krijojnë marrëdhënie mes tyre, të bëjmë studentët tanë të zbulojnë kultura të tjera, të bëjmë profesionistët tanë të shkëmbejne dijen e tyre, të bëjmë bizneset tona të krijojnë partneritete të suksesshme, qytetarët tanë të zbulojnë destinacione të reja dhe të njohin njëri- tjetrin nëpërmjet respektit të ndërsjellë.”

Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi rëndësinë e një lidhjeje ajrore të drejtpërdrejtë ndërmjet dy vendeve.

Nga pala uzbeke u premtua hapja e ambasadës së tyre në Tiranë.

Presidenti Begaj e njohu homologun e tij  edhe me hapat e ndërmarra nga Shqipëria për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian dhë rëndësinë e zgjerimit të unionit në rajonin tonë.

“Për Shqipërinë- theksoi Presidenti- ky është qëllim, objektiv strategjik dhe mision. Ne po punojmë fort për përmbushjen e reformave të nevojshme për arritjen e standardeve të anëtarësimit në çdo fushë. Ne jemi gati!”

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
BEgaj uzbekistan

Nga e njëjta kategori

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja magjike mbajti të mbërthyer publikun në ekranin e “Vizion Plus”

më shumë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ulet sërish nafta dhe benzina

më shumë...

Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësuesja e patentës Gavacova: Formati në Shqipëri tejkaloi prishmëritë

më shumë...

Vetëvendosje shkon në 52 mandate, diaspora “lumë” votash për partinë e Albin Kurtit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:54

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja...

12:23

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

12:20

Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësuesja e...

11:57

Presidenti Begaj vizitë në Uzbekistan, fokus në...

11:45

Vetëvendosje shkon në 52 mandate, diaspora “lumë”...

11:19

U mbyt në liqenin e Ulzës, palombarët...

11:15

Delfinët surprizojnë turistët në ujërat e zonës...

11:08

Grabitet me çifte gjatë natës një pikë...

11:07

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin...

10:48

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës,...

10:36

Tubime edhe në diasporë, gazetari nga Londra:...

10:13

Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i...

9:58

“Qeveria shqiptare ka dhënë garanci”, Rama: Marta...

9:24

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë...

9:16

Humbi jetën në Ksamil, momenti kur 20-vjeçari...

8:56

Zbulohet “foleja” e prostitucionit në Fier, arrestohen...

8:31

Temperatura deri në 32 gradë celcius, parashikimi...

8:10

“Shmangni shpenzimet impulsive”, parashikimi i yjeve për...

2:31

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

2:07

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.