Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do bëjë publik...

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte...

U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë...

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm në Evropë...

Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri merr pjesë...

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin e shtetit,...

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk...

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin e shtetit, Rama: Në xhepin tim nuk gjen një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme! S’kemi udhëtuar kurrë me lekët e shtetit

16 Qershor 11:07

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku akuzohet se ndodhet në Zvicër duke shpenzuar “paratë e qytetarëve”  një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta për projektin në Zvërnec.

Në reagimin e tij, Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke i cilësuar të pavërteta dhe të nxjerra jashtë kontekstit. Ai sqaron se udhëtimi i tij në Zvicër nuk ka pasur asnjë lidhje me fonde publike, por ka qenë një ftesë private nga “Art Basel”, panairi i njohur ndërkombëtar i artit, ku janë prezantuar edhe punime të tij.

Kryeministri thekson se gjatë gjithë karrierës së tij në shërbimin publik nuk ka përdorur asnjëherë fonde shtetërore për udhëtime private, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për familjen e tij.

Në reagimin në platformën X, Rama kritikon ashpër përhapjen e informacionit të pavërtetë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si pjesë të një fenomeni të gjerë të shpifjeve dhe dezinformimit online.

Reagimi i kryeministrit Rama 

Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysëm me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40 vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
rama Zvicer

Nga e njëjta kategori

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do bëjë publik draftin para firmosjes në Zvicër

më shumë...

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

më shumë...

U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë

më shumë...

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm në Evropë pas atij në Izrael

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:13

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do...

2:01

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në...

1:39

U largua nga grupi i PS, deputetja...

1:30

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm...

1:25

Tonelata kokaine/ Goditet grupi kriminal i trafikut...

1:22

Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri...

12:54

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja...

12:23

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

12:20

Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësuesja e...

11:57

Presidenti Begaj vizitë në Uzbekistan, fokus në...

11:45

Vetëvendosje shkon në 52 mandate, diaspora “lumë”...

11:19

U mbyt në liqenin e Ulzës, palombarët...

11:15

Delfinët surprizojnë turistët në ujërat e zonës...

11:08

Grabitet me çifte gjatë natës një pikë...

11:07

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin...

10:48

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës,...

10:36

Tubime edhe në diasporë, gazetari nga Londra:...

10:13

Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i...

9:58

“Kemi marrë garanci për “Zvërnecin”, Kos: Komisioni...

9:24

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.