Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
16 June 2026
Vizion fokus

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do bëjë publik...

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte...

U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë...

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm në Evropë...

Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri merr pjesë...

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin e shtetit,...

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk...

Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA: Heqje e...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në...

Mbyllet protesta e 16-të para kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Veliaj: Nuk marr pjesë, s’më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale

16 Qershor 10:48

Këtë të martë, më 16 qershor, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u zhvillua seanca e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm avokati mbrojtës i tij, Plarent Ndreca, ndërsa vetë Veliaj nuk mori pjesë në seancë.

Përmes një deklarate, Veliaj bëri me dije se ishte në dijeni të zhvillimit të seancës, por nuk dëshironte të merrte pjesë, pasi, sipas tij, nuk i ishin vënë në dispozicion 24 fashikujt e dosjes dhe provat digjitale.

“Kam dijeni për seancën. Nuk dëshiroj të marr pjesë, pasi nuk më janë vënë në dispozicion 24 fashikujt dhe provat digjitale”, thuhej në deklaratën e tij.

Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi kohë shtesë për t’u njohur me materialet e dorëzuara.

“Ashtu si relatuat, z. Veliaj ka pohuar se ende nuk i janë vënë në dispozicion të gjitha aktet, akte që ju morët vendim për t’ia vënë. Për të qenë të sinqertë, në orën 03:30 u njoftuam nga sekretaria gjyqësore se janë dorëzuar aktet. Veliajt duhet t’i lihet koha e nevojshme të njihet me to për të pasur mundësinë e një mbrojtjeje efektive”, u shpreh Ndreca.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK-ut, Olsi Dado, kundërshtoi kërkesën për shtyrje të seancës.

“Aktet proceduriale, që vendosi gjykata, u përkasin të pandehurve të tjerë. Bëhet fjalë për episode të veçanta, që u përkasin personave të veçantë. Nuk shoh arsye për të shtyrë seancën”, deklaroi Dado.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi vijimin e seancës, duke argumentuar se materialet e kërkuara nuk përbëjnë shkak për ndërprerjen e procesit.

“Vënia në dispozicion e akteve të kërkuara, për nga natyra e tyre, nuk përbën shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës”, u shpreh gjykata.

Kujtojmë se më 27 prill, dosja ndaj Veliajt u nda në dy fraksione, pasi u pranua kërkesa e 11 të pandehurve për gjykim të veçuar. Mes tyre janë biznesmeni Elman Abule dhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, të cilët kërkuan gjykim të shkurtuar.

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës është parashikuar të zhvillohet çdo të martë në orën 10:00.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Gjyqi në themel Veliaj

Nga e njëjta kategori

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do bëjë publik draftin para firmosjes në Zvicër

më shumë...

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në Bejrut ishte i tepërt

më shumë...

U largua nga grupi i PS, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë

më shumë...

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm në Evropë pas atij në Izrael

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:13

Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do...

2:01

Trump kritikon Netanyahun për Libanin: Sulmi në...

1:39

U largua nga grupi i PS, deputetja...

1:30

Autoritetet gjermane: Hamasi kishte planifikuar një sulm...

1:25

Tonelata kokaine/ Goditet grupi kriminal i trafikut...

1:22

Rama vizitë dy ditore në Gjermani, kryeministri...

12:54

Mimoza Ahmeti fiton “Ferma Vip 3”, finalja...

12:23

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

12:20

Vlerësim ndërkombëtar për “Ferma VIP”, përfaqësuesja e...

11:57

Presidenti Begaj vizitë në Uzbekistan, fokus në...

11:45

Vetëvendosje shkon në 52 mandate, diaspora “lumë”...

11:19

U mbyt në liqenin e Ulzës, palombarët...

11:15

Delfinët surprizojnë turistët në ujërat e zonës...

11:08

Grabitet me çifte gjatë natës një pikë...

11:07

Akuza se shkoi në Zvicër me buxhetin...

10:48

Gjyqi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës,...

10:36

Tubime edhe në diasporë, gazetari nga Londra:...

10:13

Detaje nga vrasja në Mirditë, kolegu i...

9:58

“Kemi marrë garanci për “Zvërnecin”, Kos: Komisioni...

9:24

Zjarr në një apartament në Vlorë, ndërhyjnë...

Më të klikuarat

  • Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dy vite pa u parë, Moza nuk njeh vajzën: Sa ke ndryshuar
  • Iliri dhe Moza, kush prej tyre do e fitojë Ferma Vip 3
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.