Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
15 June 2026
Vizion fokus

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet...

Bie çmimi i naftës pas arritjes së marrëveshjes mes...

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes për t’i...

Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë...

Rrëzohet një helikopter, gjashtë viktima

Punë ka, paga edhe gjen, por nuk ka meritokraci....

Pagat po rriten se ka zhvillim apo se nuk...

Protestat, Gonxhja: Turizmi, në sinjalet e pasigurisë

Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

Ukraina dhe Moldavia nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në...

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik”, Rama: Protesta degradoi drejt Aeroportit, turmë e drejtuar nga mendje të liga

15 Qershor 10:28

Kryeministri Edi Rama reagoi pas bllokimit të rrugës drejt Rinasit një natë më parë nga protestuesit, duke nënvizuar se mijëra njerëz u penguan të lëviznin për këtë arsye.

Po ashtu, Rama shtoi se kjo protestë po ndikon negativisht edhe në turizmin e vendit sepse vizitorët po krijojnë përshtypjen se Shqipëria është vend jomiqësor dhe i pasigurt.

“Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.

Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqija drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës”, tha Edi Rama në rrjetet sociale.

Në fund, kryeministri theksoi se qeveria do të nxjerrë edhe disa mësime nga kjo protestë.

Edi Rama: Protestuesit janë të lirë të protestojnë paqësisht për çfarë të duan, si të duan e deri kur të duan, por pa dashur t’ju bëj moral nuk kam se si mos t’u them:

1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.

2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.

3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.

4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.

5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre. Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy: Qeveria Shqiptare, e cila do të nxjerrë patjetër mësimet që i duhen nga pjesa e çiltër e protestës, duke adresuar si duhet shqetësimet legjitime të asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur të shpërndahet mjegulla do t’i zhgënjejë rëndë të gjithë kundërshtarët e saj, duke u shfaqur më e madhe dhe më e fortë në qendër të skenës politike të Shqipërisë.

Posted Under:
Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e Institutit Onkologjik Kombëtar

më shumë...

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash për hakmarrje, ky është 45-vjeçari Valter Lleshi

më shumë...

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk e dua gjykimin e shkurtuar! Gjykata nuk pranon kërkesën

më shumë...

Korrigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues të angazhuar për vlerësimin e nxënësve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:32

Ministrja Sala: Nis konsultimi për krijimin e...

1:17

Dyshohet se u ekzekutua me breshëri plumbash...

1:12

Nëna e Monika Kryemadhit në GJKKO: Nuk...

12:54

Korrigjimi i provimeve të maturës, 650 mësues...

12:36

Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri...

12:25

Nis regjistrimi në kopshte, prindërit mund të...

11:58

Vranë dhe hodhën në lumë Renis Dobrën,...

11:50

Sot vëmendja në ekranin e Vizion Plus!...

11:23

Vrasja në Mirditë, dyshohet se 45-vjeçari u...

10:47

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin...

10:28

“Po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin...

9:47

Përfitoi para për programe studimi që nuk...

9:44

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit!...

9:42

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në...

9:12

Bie çmimi i naftës pas arritjes së...

9:09

Trump dhe Irani konfirmojnë arritjen e marrëveshjes...

8:30

Detaje të reja nga vrasja në Mirditë,...

8:19

“Financat nuk do të jenë shumë të...

8:09

Vritet me armë 45-vjeçari në Mirditë

10:42

Kush është në listë?/ Këto tre shenja...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • Sot Hëna e Re te Binjakët, Meri Gjini tregon ndikimin e menj...
  • Kush është në listë?/ Këto tre shenja horoskopi janë më të m...
  • Detaje të reja nga vrasja në Mirditë, identifikohet viktima...
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit! Zbriti nga autobusi dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.