Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me Iranin.
Sipas tij, marrëveshja do të ishte e favorshme për interesat ekonomike amerikane dhe do të trajtonte në mënyrë afatgjatë çështjen e programit bërthamor iranian.
“Për momentin, mendoj se jemi në një pozicion për të arritur një marrëveshje që është e mirë për Shtetet e Bashkuara ekonomikisht dhe që trajton realisht programin bërthamor iranian, jo vetëm tani, jo vetëm sa është president Donald Trump, por për një afat të gjatë”, tha Vance.
Ai shtoi se objektivi kryesor i politikës amerikane është që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore.
“Deri në atë pikë ku fëmijët e mi, kur të rriten, të mund të thonë se Irani nuk do të ketë armë bërthamore. Ky është qëllimi i politikës, dhe mendoj se jemi shumë afër arritjes së tij, por ende kemi disa punë për të bërë dhe do të vazhdojmë”, u shpreh ai.
Ndërkohë, sipas deklarimeve, SHBA ka ndërmarrë edhe veprime ushtarake ndaj Iranit në përgjigje të rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache.





