Ukraina ka nisur një nga sulmet më të mëdha me dronë që nga fillimi i luftës, duke synuar zonën e madhe të Shën Petersburgut.
Sipas Moskës, më shumë se 140 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Oblastin e Leningradit, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet kishin në shënjestër instalimet ushtarake dhe infrastrukturën detare ruse
Guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, njoftoi se forcat kundërajrore qëlluan më shumë se 140 dronë, ndërsa një zjarr shpërtheu në një strukturë ushtarake, pa zbuluar vendndodhjen e saktë.
Ukrainian forces carried out a widespread drone attack on Russia this morning, scoring a number of successful hits.
Dozens of drones swarmed St. Petersburg, striking Baltic Fleet installations, the port of Mariupol was hit, and a major oil depot in Ust-Labinsk was set ablaze. pic.twitter.com/7RpTwm9A8A
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) June 6, 2026
Në të njëjtën kohë, banorët e zonës u evakuuan si masë paraprake, ndërsa u regjistruan dëme të kufizuara në ndërtesa.
Për herë të parë që nga fillimi i luftës, guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov, u bëri thirrje qytetarëve të qëndronin në shtëpitë e tyre, pasi autoritetet ishin në gatishmëri të lartë.
Nga ana e tij, Volodymyr Zelensky pretendoi se dronët ukrainas goditën “arsenalet detare të armikut dhe një bazë në Krostan ”, baza kryesore e Flotës Baltike Ruse.
Presidenti ukrainas e quajti operacionin një “përgjigje të drejtë” ndaj sulmeve ruse ndaj vendit të tij, duke shtuar se u godit edhe një depo nafte në rajonin e Krasnodarit, rreth 500 kilometra larg.
Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se kishin goditur një depo nafte dhe një terminal në rajonin e Leningradit gjatë natës.
Përshkallëzimi i ri vjen vetëm një ditë pasi Zelensky dhe Vladimir Putin u përplasën mbi mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta.
Massive drone attack on Leningrad region, Russia.
Several streets closed down in St Petersburg and Kronstadt. Mobile Internet has been shut down.
By unconfirmed information, the Marine Thermal Engineering Research Institute in Lomonosov (development of underwater weapons), the… pic.twitter.com/K4UInc3qo9
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 6, 2026
Presidenti ukrainas kishte bërë thirrje për armëpushim dhe një samit me homologun e tij rus, duke pretenduar se “ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës”.
Putin, duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, e hodhi poshtë kërkesën, duke përsëritur se çdo armëpushim do t’i lejonte Ukrainës të riorganizohej ushtarakisht. Ai theksoi gjithashtu se lufta do të mbaronte vetëm kur të arriheshin qëllimet e Rusisë.
Sipas analistëve, forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse në muajt e fundit, duke përfituar nga zhvillimi i ndjeshëm i industrisë vendase të dronëve.
Që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, Kievi ka investuar ndjeshëm në prodhimin e avionëve pa pilot, duke arritur tani të godasë objektiva thellë brenda territorit rus.





