Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një vajzë që lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 në rrugën “Sazani”, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi K.D., 45 vjeç, është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasja M.C., 21 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes, e reja ka marrë dëmtime dhe është transportuar menjëherë në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore, ndërsa drejtuesi i automjetit po merret në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
/vizionplus.tv





