Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga...

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar në...

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe...

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen...

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për negociata me...

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin: Trillim i...

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të parave, EUROJUST:...

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare dhe më...

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe në Kosovë, BE: Po e ndjekim me kujdes rastin

27 Maj 17:48

Bashkimi Evropian tha se po e ndjek me kujdes rastin e ndalimit të shtatë drejtorëve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në Kosovë, të cilat funksionojnë në sistemin e Serbisë. Drejtorët u ndaluan nën dyshimet se kanë ndikuar në vullnetin e lirë të votuesve.

Një zëdhënës i BE-së tha se Misioni për Sundim të Ligjit i bllokut në Kosovë (EULEX) po e monitoron rastin në terren.

“Ne presim që autoritetet e Kosovës të respektojnë dhe të sigurojnë një proces të drejtë ligjor gjatë gjithë procedurës, në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare. Kjo nënkupton po ashtu se çdo vendim për paraburgim duhet të jetë i domosdoshëm dhe proporcional”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 maj caktoi një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e institucioneve serbe, me arsyetimin se ekziston rrezik real që të pandehurit, nëse lirohen, mund t’i shmangen përgjegjësisë penale ose ta përsërisin veprën penale.

Të dyshuarit për ndikim në vullnetin e lirë të votuesve u arrestuan më 19 maj me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e cila, siç ka thënë, ka vepruar sipas detyrës zyrtare pas raportimeve mediale për pretendimet e liderit të partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq se Lista Serbe po ushtron presion dhe po shantazhon mbështetësit e tij.

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës që vepron me mbështetjen e autoriteteve në Serbi, e ka dënuar caktimin e paraburgimit për drejtorët e institucioneve serbe dhe ka thënë se bëhet fjalë për “përndjekje dhe frikësim”.

Institucionet arsimore dhe shëndetësore në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë sipas sistemit të Serbisë dhe pothuajse janë të vetmet që kanë mbetur, pasi autoritetet kosovare kanë mbyllur institucione të tjera, duke vlerësuar se ato janë “paralele dhe të paligjshme”.

Ndërkaq, Rashicc, i cili është edhe ministër në detyrë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka pretenduar se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë larguar nga puna në këto institucione serbe, si dhe se në të ardhmen pritet që edhe rreth 40 persona të tjerë të marrin vendime për largim nga puna vetëm në territorin e komunës së Graçanicës.

Lista Serbe i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka thënë se Rashiq po përpiqet të “justifikojë” humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Ata kishin punuar për dekada në institucionet shëndetësore dhe arsimore të Serbisë në Kosovë, të cilat vitet e fundit udhëhiqen kryesisht nga anëtarë dhe zyrtarë të Listës Serbe partia kryesore e serbëve në Kosovë që vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 7 qershor, ndërsa nga subjektet politike serbe marrin pjesë vetëm Lista Serbe dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Rashiccit.

Autoritetet në Kosovë e kanë përshëndetur reagimin e Prokurorisë Themelore lidhur me rastin e drejtorëve, ndërsa zyrtarët e Serbia i kanë cilësuar arrestimet si të motivuara politikisht./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
BE Drejtoret Lista serbe Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

më shumë...

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me Iranin për të arritur një marrëveshje

më shumë...

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës me Ukrainën

më shumë...

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët amerikanë mesazhe mbështetjeje për shqiptarët në rajon

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:40

Zjarr te Drejtoria e Policisë së Tiranës

7:23

Rubio: Është bërë përparim në bisedimet me...

7:03

Inteligjenca britanike: 500 mijë rusë janë vrarë...

6:56

Nga Lugina e Preshevës në Prishtinë, kongresmenët...

6:40

I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari...

6:33

Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të...

6:24

E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin...

6:05

Peskov: Presidenti Putin është i hapur për...

6:00

Shtëpia e Bardhë mohon marrëveshjen me Teheranin:...

6:00

Operacioni shqiptaro-italian kundër grupit të pastrimit të...

5:48

Ndalimi i 7 drejtorëve të institucioneve serbe...

5:26

Tronditëse! Burri nga Kosova vret gruan shqiptare...

5:23

Netanyahu dhe Trump zhvillojnë bisedë telefonike, çfarë...

5:12

Franca nis hetim ndaj një kompanie izraelite...

5:07

Zelensky letër Trumpit: Na furnizoni me raketa

4:44

“Do të pezullojmë marrëveshjen e gazit nëse...

4:12

Aksident në bypass-in e Fierit, plagosen katër...

3:54

Trump mbledh kabinetin, kërkon marrëveshje për përfundimin...

3:20

Zbardhen detaje nga drafti i marrëveshjes së...

2:22

Dielli kalon te Binjakët, shenjat që do...

Më të klikuarat

  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...
  • Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa...
  • “Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”...
  • E rëndë në SHBA! 38-vjeçarja qëllon burrin dhe shoqen në lok...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.