Bujaka ka dalë fitues i sfidës së kësaj të hëne në Ferma Vip, duke çuar kështu në televotim “kokë më kokë” Henrin dhe Blerinën.
Sfida kishte të bënte me kalimin përmes disa kubave në një zonë të caktuar, më pas do kalonin në një tra ekuilibri për të vijuar më pas me vendosjen e disa dërrasave në vendin e caktuar dhe më pas vendosjen e çatisë që do përkonte me përfundimin e sfidës. Kush do mbaronte i pari, do i binte zilës.
Henri ishte ai që fitoi, ndërsa Bujaka ngeci në vendosjen e çatisë. Për shkak se vështirësia i erdhi si pasojë e hapjes së vrimave gabim, Agai vendosi që Bujaka do ishte fitues i sfidës.
View this post on Instagram
View this post on Instagram





