Forcat Shqiponja arrestojnë në Rinas 34 vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, pjesë e grupit të Marklen Hakës.
Ai u kap me armë zjarri pistoletë me vete teksa ishte duke lëvizur me një automjet.
Mësohet se i riu ishte në shoqërinë e një tjetër personi në momentin që u ndalua për kontroll nga forcat Shqiponja.
Aurel Deliu është person me precedent dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021 ai u arrestua në Tiranë bashkë me një tjetër person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa në atë kohë nuk iu bindën urdhrit të policisë për tu kontrolluar.
/vizionplus.tv





