Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime...

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë mësimet më...

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Nuk humba...

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat,...

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale me një...

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë,...

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin...

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të paktën 8...

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin...

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Siguri shëndetësore për pelegrinët, ministrja Sala: 24 orë shërbim në Kishën e Shën Ndout në Laç

6 Maj 10:43

Për herë të parë këtë vit, Qendra Shëndetësore Verore pranë Kishës së Shën Ndout në Laç po ofron shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 ditëve të martë të pelegrinazhit. Duke nisur nga muaji qershor, kjo qendër do të vijojë funksionimin si qendër shëndetësore verore, duke garantuar kujdes shëndetësor të pandërprerë 24/7 gjatë gjithë sezonit.

Gjatë inspektimit në terren, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, vlerësoi rolin në rritje të turizmit fetar dhe ndikimin e tij në intensifikimin e fluksit të vizitorëve, duke theksuar se zgjerimi i shërbimit shëndetësor është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kësaj dinamike. Ajo nënvizoi se qendra tashmë ofron shërbim të pandërprerë gjatë martave të pelegrinazhit, duke siguruar reagim të menjëhershëm dhe asistencë mjekësore për çdo rast.

Ministrja Sala u ndal edhe te rritja e kapaciteteve me personel mjekësor për qendrat shëndetësore verore, duke evidentuar faktin se në thirrjen e fundit ka patur interes të shtuar nga mjekë dhe infermierë për të shërbyer në këto qendra përgjatë sezonit veror.

“Është fakt që nga 300 vende vakante për personel mjekësor dhe infermieror të lançuar në thirrjen e fundit kemi patur 700 aplikime. Ky është një lajm i mirë pasi tregon dedikimin, rritjen e interesit, përkushtimin, por dhe besimin në portalin e punësimeve në shëndetësi” – u shpreh ministrja Sala.

Edhe kryeministri Rama ka reaguar për këtë shërbim.

“Për herë të parë, pranë Kishës së Shën Ndout në Laç, ofrohet shërbim shëndetësor 24 orë gjatë 13 të martave të pelegrinazhit, duke garantuar asistencë të menjëhershme dhe cilësore për të gjithë besimtarët. Paralelisht, janë marrë të gjitha masat që 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin të jenë plotësisht funksionale gjatë sezonit turistik, duke siguruar mbulim të gjerë dhe kujdes shëndetësor të pandërprerë për qytetarët dhe vizitorët. 300 mjekë dhe infermierë, nga 700 aplikime, janë angazhuar për të kontribuar në këtë sezon veror, në shërbim të çdo qytetari dhe vizitori”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike për shërbime më cilësore dhe standarde ndërkombëtare

më shumë...

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë mësimet më të çmuara prej tij, ka qenë babaxhan dhe i mençur

më shumë...

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi: Nuk humba vetëm babanë, por një shtyllë të jetës! Lamtumirë profesor

më shumë...

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet 30-vjeçari vlonjat, pjesë e një grupi kriminal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:00

Modernizimi i arsimit në Shqipëri: Marrëveshje strategjike...

12:59

Lamtumira për Servet Pëllumbin, Rama: Kam marrë...

12:54

Homazhet për Servet Pëllumbin, djali Arben Pëllumbi:...

12:38

Trafikoi 82 kg kokainë në Spanjë, arrestohet...

12:34

Borzilok supermarketi: truku i ekspertëve për ta...

12:11

Nis regjistrimi i emigrantëve, Haxhiu: Bëhuni pjesë...

11:44

Dy turistë ukrainas bien në greminë te...

11:28

Gjyqi ndaj Laert Haxhisë, Noziy dhe babai...

11:22

Mijëra shkelje në 4 mujorin e parë...

11:15

Turqia zbulon raketën e re balistike ndërkontinentale...

10:43

Siguri shëndetësore për pelegrinët, ministrja Sala: 24...

10:32

I jepet lamtumira Servet Pëllumbit, mbahen homazhe...

10:19

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë...

10:02

Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e...

9:51

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron...

9:48

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon...

9:40

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të...

9:31

Shkodër/ Kokainë dhe lojëra fati në lokal,...

9:26

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin...

8:37

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.