Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 July 2026
Vizion fokus

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve...

Aksidenti tragjik me dy fëmijë të vdekur, policia: Nikoll Radaçi problematik, i ishte hequr patenta dy herë

4 Maj 08:31

Policia e Durrësit ka reaguar sërish lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku 57-vjeçari Nikoll Radaçi, në gjendje të dehur, përplasi tre fëmijë. Fatkeqësisht, dy prej tyre, E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç, humbën jetën, ndërsa një 8-vjeçar ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Policia bën me dije se, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit, rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar në vitin 2020 dhe për tejkalim të shpejtësisë dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Njoftimi i policisë

Durrës/Informacion përfundimtar për aksidentin rrugor shumë të rëndë të ndodhur më datë 03.05.2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Ohri”, lagjja nr. 15, në qytetin e Durrësit.

Oficerët e Policisë Gjyqësore, në drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në vendin e ngjarjes dhe me drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 57 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi N. R., duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz ML”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke goditur tre fëmijë të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën shtetasit e mitur E. M., 12 vjeç, dhe K. N., 10 vjeç.

Ndërsa i mituri tjetër, 8 vjeç, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes, me pretendimin se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve, por është konstatuar nga patrulla e Policisë, e cila e ka shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se shtetasi N. R. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur: testi i parë 0.73 mg/l dhe testi i dytë 0.70 mg/l. Gjithashtu, i është marrë edhe kampion gjaku për ekzaminim toksikologjik.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi automjetin, si pasojë e drejtimit të tij, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur) dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia e Shtetit iu shpreh familjarëve të të miturve që humbën jetën, ngushëllimet më të ndjera, dhe i uron vogëlushit 8-vjeçar, shërim sa më të shpejtë.

Gjithashtu, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për të parandaluar aksidentet rrugore, duke evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave që sjellin pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku, një i plagosur me thikë

më shumë...

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

më shumë...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të rinjve: Bashkohuni me Policinë e Shtetit

më shumë...

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës, era favorizon flakët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

6:44

Shkon në 50 numri i viktimave nga...

6:41

“Nuk duhet t’u jepen F-35 ose motorë...

6:33

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • “Kundërshtarëve të mi”! Rama mesazh me vargjet e Dritëro Ago...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.