Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin...

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i grupit të...

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus...

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”,...

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem, Karakaçi: Do...

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani me 2.9%

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë...

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë në kohë rekord! Kallëzimin e kam bërë si qytetar

30 Prill 13:19

Taulant Balla, kallëzuesi i dosjes “Partizani” dëshmon sot për togat e zeza të gjykatës së Posaçme, si dëshmitar i thirrur nga organi i akuzës.

Prokurori: Në 2020 keni paraqitur një kallëzim penal? Ku i keni mbështetur këto pretendime?

Lexo edhe :

Related Posts

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun në burg”, vijon përballja Balla-Malltezi në gjykatë

Balla: Prej 2012 e në vazhdim kam paraqitur dyshimet e mia si është proceduar nga organet përgjegjëse lidhur me privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Ky proces nuk është bërë sipas procedurave ligjore. Të kallëzuarit kanë shfrytëzuar pozicionet e tyre. Kanë shfrytëzuar lidhjet familjare. Binte në sy që procedurat ishin bërë në kohë rekord. Për 6 muaj ishte bërë njohja, kthimi dhe dorëzimi i godinës. Në 2012, kur bëra investigimet e para edhe si deputet, por edhe si dashamirës i sportit, investigova si një pronë e tillë ishte hequr nga plani i përhapjes.

Momenti i dytë i dyshimit ishte ai i vlerësimit të pronave, sesi godinat mund të vlerësoheshin me atë çmim qesharak prej 10 milionë lekë të reja. Këto ishin dyshimet e hedhura në kallëzim, për veprat penale të pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Kam hedhur edhe dyshimin që kishte ndërmjetësim të paligjshëm mes personit që kishte 1/64 e pronës.

Personi i parë ishte Sali Berisha. Padyshim ai i pari sepse dhëndri i tij, duke përfituar nga kjo lidhje si kryeministër, lidhje shkak pasojë familjare.

Jamarbër Malltezi pyet Taulant Ballën se çfarë pozicioni ka aktualisht?

Balla: Deputet parlamenti. Kryetar i grupit parlamentar, anëtar i këshillit të rregullores, anëtar i kuvendit. Nga shtatori 2005.

Malltezi: Në çfarë pozicioni keni qenë kur keni bërë kallëzimin?

Balla: Në 17 shtator 2020, kam qenë kryetar i grupit parlamentar dhe sekretar i përgjithshëm. Kallëzimin e kam firmosur si qytetar.

Lidhur me këtë çështje unë kam kryer detyrën e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë. Sepse nëse nuk kallëzon një vepër penale, kryen një vepër penale.

Malltezi: Provat a janë depozituar nga ju?

Balla: Kjo ka qenë një punë hetimore shumëvjeçare. Kam shfrytëzuar ligjin për statusin e deputetit, kam mbledhur dokumentet dhe i kam depozituar në prokurorinë e posaçme.

Malltezi: Një pjesë e këtyre të dhënave janë të dhëna personale? Si janë marrë provat?

Balla: U jam drejtuar institucioneve në lidhje me procedurat që janë ndjekur, një pjesë kanë qenë edhe nëpërmjet qytetarëve.

Malltezi: Pse s’i keni paraqitur në gjyqin civil? Kush është “HA Low Firmë”? A e ka Alket Hyseni këtë firmë?

Balla: S’e di, mbase edhe mund ta ketë.

Malltezi: Deputeti Alket Hyseni a mund të ketë biznes privat?

Balla: Nuk e di.

Malltezi: Kur i keni dorëzuar në SPAK, a ju kanë pyetur si i keni siguruar?

Balla: Dëshminë time e keni në dokumente se e kam dhënë para prokurorëve. Ka 4 vjet që jam pyetur para prokurorëve dhe u jam përgjigjur pyetjeve të tyre.

Malltezi: Bazohet kallëzimi mbi prova apo vlerësime?

Balla: Kallëzimi ngrihet mbi dyshime, nisur nga prova dhe dokumente që shoqërojnë kallëzimin.

Malltezi: Për cilat prova konkrete?

Balla: Se si merret një pronë shtetërore dhe përvetësohet, në mënyrë të paligjshme.

Balla: Mua më interesonte si u mor një pronë shtetërore. Nga mediat jam informuar se ish-zyrtarë të lartë të ushtrisë ishin kundër privatizimit të kësaj prone. S’më kujtohet emri. Plani i përhapjes ka të bëjë me pronat që i duhen ushtrisë për çështjet e tyre. Kam ngritur dyshime në kallëzim edhe për funksionar tjetër; nga 232 prona që janë nxjerrë jashtë planit të përhapjes, për mua kjo pronë ishte e dyshimtë.

Malltezi: Plani i përhapjes është dokument sekret?

Balla: Ajo që kam ngritur unë në dyshimin tim edhe për planin e përhapjes ka dyshime për favorizim.
S’e kam parë dokumentin sekret të planit të përhapjes.

Malltezi: Privatizimi në vitin 2008, ku e bazoni këtë?

Balla: Edhe sot, 18 vite më pas, e mendoj këtë gjë se është favorizuar, nga mënyra si u bënë procedurat.

Malltezi: A je në dijeni që Rruli dhe Mediu kanë nisur procesin e privatizimit në 2006?

Balla: Po, kam dijeni, por nisja e procedurës dhe përfundimi i saj janë dy gjëra të ndryshme. Mënyra si u bë, për mua, është për veprime korruptive. Zonja gjyqtare, kushdo që ka bërë parregullsi të mbajë përgjegjësi para ligjit. Për këtë pyetje s’kam koment. Kjo procedurë është bërë në kohë rekord në lidhje me qytetarët e tjerë, që u është dashur për të marrë pronën apo për ta privatizuar më pas dy objekte në vlerë qesharake.

Malltezi: Keni kaluar disa amendime për ligjin për pronat, si deputet. E keni të qartë ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave? Cilave ligje u jeni referuar?

Balla: Ajo pronë nuk hyn në parashikime për t’u privatizuar. Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve të tjera në fuqi. Nuk ka provë më të qartë se dy godina të mëdha në qendër të Tiranës u privatizuan për 100 mijë euro.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e Sllovakia mbështesin integrimin e vendit tonë në BE

më shumë...

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

më shumë...

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i grupit të PS: Çështja, rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë

më shumë...

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave: Në fokus të mbështetjes do të jenë shtresat vulnerabël

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:06

“Shqipëria, rekord me grupkapitujt”, Austria, Çekia e...

3:02

U kap me mallra kontrabandë, arrestohet 50-vjeçari...

3:00

Balla dëshmon në gjyqin “Partizani”, kreu i...

2:57

Qeveria: Po monitorojmë situatën! Ministri i Financave:...

2:41

“Nuk na tret dheu pa futur Saliun...

2:39

Dyfishohet kapaciteti në rrjetin energjetik në Golem,...

2:30

Lufta në Iran rrit inflacioni në Gjermani...

2:10

Maji më i vështirë për 4 shenja...

2:06

Çfarë tregon ulërima e maces gjatë natës?

1:50

BE: Keqardhje për Kosovën, duhet urgjent dialog...

1:35

Përfundon takimi i Hitës me drejtuesit e...

1:32

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën...

1:19

“Partizani”, Balla: Kam investiguar, procedurat u bënë...

1:04

Festivali i këngëtarëve lirikë, të rinj nga...

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.