Në Tiranë vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”, i cili ka në fokus goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave të fatit të organizuara në lokale të ndryshme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u zbuluan dy subjekte ku zhvilloheshin baste sportive në mënyrë të kundërligjshme përmes kompjuterëve dhe celularëve.
Në një nga rastet, në një lokal në rrugën “Frederik Shiroka”, u arrestua pronari i tij, shtetasi E. Gj., 28 vjeç, pasi u konstatua një kompjuter me programe të instaluara për lojëra fati.
Në rastin tjetër, u procedua penalisht shtetasi B. K., 20 vjeç, punonjës i lokalit, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën në celular aplikacione për baste sportive.
Policia bëri të ditur se pajisjet elektronike të përdorura për këtë veprimtari janë sekuestruar, ndërsa kontrollet për goditjen e rasteve të ngjashme do të vijojnë në territorin e Tiranës.
/vizionplus.tv





