Dy muaj nga lufta në Lindjen e Mesme, bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut u bënë bashkë për të përcjellë shqetësimin se efektet e luftës po rëndojnë në çdo segment të ekonomisë. Besim Beqaj, kryetar i Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar, gjatë një interviste për “E-ZONE” u ndal te dialogu me qeveritë, pasi deri më tani efektet janë në disa drejtime.

“Ne si biznes duam një dialog me qeveritë respektive për të kuptuar dhe analizuar se si mund të amortizohen kostot. Në dijeninë tonë lufta nuk është çështje ditësh apo muajsh, ajo duket se do të zgjasë, ndaj pasiguria për ecurinë e mëtejshme na bën të mendojmë se ka nevojë për politika që amortizojnë kostot. Deri më tani e kemi mbajtur ne këtë krizë, duke kufizuar fitimet dhe duke mos rritur çmimet, por ky realiteti nuk mund të zgjasë në këtë mënyrë”, tha Beqaj.
Komuniteti i biznesit ka disa kërkesa për qeveritë, ku e para në listë është rishikimi i politikës fiskale, duke hequr apo pezulluar disa taksa që rëndojnë në çmimin final.

“Ajo që duhet të bëjë qeveria është që nëpërmjet një logjike ekonomike, që e po bëjnë cdo qeveri të marrë masa të mbajë gjatë sektorin e prodhimit ku përfshihet edhe bujqësia. Pas një sektori prodhues të konsoliduar, as turizmi nuk mund të performojë mirë. Ne e dimë që në çdo produkt 35% e çmimit është kosto e karburantit. Ndaj biznesi më i mirë që mund të bëjë qeveria aktualisht është të mbajë në këmbë operatorët ushqimorë”, tha Zusi.
Rreth dy muaj nga kriza në Lindjen e Mesme, çdo rritje çmimesh ka rënduar në xhepat e konsumatorëve, ndërsa ka dalë më e fituar për shkak se ka mbledhur më shumë para nga rritja e çmimeve.





