13 pika karburantesh në vend janë kapur në shkelje nga Administata Tatimore dhe Doganore.
Gjatë kontrolleve në terren, është konstatuar se subjektet shisnin karburant mbi çmimin e përcaktuar nga bordi.
Po ashtu u konstatuan se operatorët nuk lëshonin faturën tatimore, kishin punonjës të padeklaruar dhe kishin mungesë të dokumentacionit tatimor.
3 subjekte janë referuar nga Tatimet te Bordi i Transparencës për pezullim të përkohshëm të aktivitetit, ndërsa për të tjerët po vijon verifikimi nga Administrata Tatimore.
Tatimet dhe Doganat kanë ushtruar kontrolle në disa pika karburanti të orientuara nga analiza e riskut, që evidentoi subjekte që shisnin karburant mbi çmimin e përcaktuar nga bordi.





