Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 June 2026
Vizion fokus

Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare...

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA për Ukrainën

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik: Rritja e...

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët më të...

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari...

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat për të...

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë...

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e...

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

10 Prill 22:45

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Ai ishte larguar nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Begaj: Mik i madh i shqiptarëve! Emri i tij do ngelet në zemrat dhe mendjet tona

Engel, demokrat, kishte përfaqësuar pjesë të Bronksit – një lagje e qytetit të Nju Jorkut me një popullsi të madhe dhe politikisht aktive shqiptare – që nga viti 1989.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008.

Mbështetja e palëkundur për Kosovën, gjatë dekadave të tëra, e bëri atë të famshëm në Kosovë.

Kosova ka emëruar një rrugë dhe një autostradë për nder të Engelit dhe, madje, ka lëshuar një pullë postare me fotografinë e tij.

Kjo e bëri atë një figurë të diskutueshme në Serbi, vendin që vazhdon ta refuzojë ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe lobon kundër njohjes së saj nga komuniteti ndërkombëtar.

Më 8 dhjetor 2020, në një seancë dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel kishte folur për Ballkanin Perëndimor, dhe veçmas për Kosovën.

“Nuk e dija pasionin që do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës, të quajtur Ballkan”, kishte thënë ai.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve. Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”.

Engel kishte hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai ishte përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Ai kishte qenë ndër ligjvënësit e parë amerikan që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë.

Një dekadë më vonë, ai ishte edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja./REL

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Polici përplaset për vdekje me makinë në pikën kufitare të Morinës

më shumë...

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA për Ukrainën

më shumë...

Sadushi porosi magjistratëve: Qëndroni të paanshëm dhe shërbejini ligjit, pavarësisht gjithçkaje!

më shumë...

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik: Rritja e shpenzimeve ushtarake dhe Ukraina në krye të agjendës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:01

Polici përplaset për vdekje me makinë në...

10:50

Putin: Presim rikthimin e negociatave me SHBA...

10:18

Sadushi porosi magjistratëve: Qëndroni të paanshëm dhe...

10:13

Siguria dhe protesta në fokus, Lamallari: Policia...

10:04

NATO mblidhet në Ankara më 7-8 korrik:...

9:53

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përjetojnë ditët...

9:47

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa...

9:22

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy...

9:17

Konflikti SHBA-Iran: Bisedimet pritet të vazhdojnë

8:55

U rrëzua nga shkëmbi teksa mblidhte çaj,...

8:51

Lëkundje tërmeti në Korçë

8:46

Tërmetet në Venezuelë/ Mbi 1,450 viktima, shpresat...

8:36

Më shumë se pesë orë të bllokuar...

8:03

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në...

10:39

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen...

10:26

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë...

10:24

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë...

10:17

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon...

10:02

Rrufeja godet një pemë në një park...

9:52

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Preferencat për universitetet, maturanët po orientohen drejt...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.