Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të...

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën e Hormuzit

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’...

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për...

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza në Irak

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon zëvendësimin e...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara...

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në Rusi

“Bastardë të çmendur”, Trump i zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

6 Prill 09:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur kërcënimin e tij për sulme në infrastrukturën iraniane nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit.

Ai i ka bërë këto deklarata disa orë pasi forcat amerikane kanë shpëtuar një anëtar të ekipit që është rrëzuar nga një aeroplan luftarak F-15.

“E marta e 7 prillit do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha në një, në Iran. Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë! Hapeni atë ngushticë të mallkuar, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, do ta shihni”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.

Periudha e ultimatumeve të Trumpit ka ndryshuar disa herë në postimet e tij që i ka bërë së fundmi në rrjetet sociale, ose në intervistat e tij.

Në një intervistë më 5 prill për të përditshmen amerikane, Wall Street Journal, Trump ka thënë se Irani duhet ta hapë ngushticën brenda dy ditësh ose në të kundërtën “do të mbeten pa termocentralet dhe centralet tjera që i kanë në gjithë shtetin”. Fillimisht, Trump ka sinjalizuar se afati i fundit ishte 6 prilli.

Më vonë e ka bërë një postim tjetër: “E martë, ora 8:00 në mbrëmje sipas kohës lindore!”, pa ofruar më shumë hollësi.

Pavarësisht kërcënimeve, Trump ka thënë në një intervistë në Fox News se Teherani është “duke negociuar tani” dhe beson se ka mundësi të mira që të arrihet një marrëveshje në 24 orët e ardhshme.

“Mendoj se ka mundësi të mira për 6 prill. Po negociohet tani. Nëse nuk arrihet një marrëveshje shpejt, po e shqyrtoj shkatërrimin e gjithçkaje dhe marrjen e naftës”, ka shtuar ai.

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i japin fund “lojës së rrezikshme”, duke e ndalur luftën me Teheranin.

Qalibaf, i konsideruar nga disa në Shtëpinë e Bardhë si partner i mundshëm, e ka akuzuar Uashingtonin përmes një postimi në rrjetet sociale më 5 prill se po bën “hapa të pamatur” në konflikt dhe që “i gjithë rajoni do të digjet”.

Mes të tjerash, Trump ka thënë se SHBA-ja u ka dhënë armë protestuesve iranianë “përmes kurdëve”.

“Besoj se kurdët i kanë mbajtur ato”, ka shtuar presidenti amerikan.

Kjo ka qenë referencë për protestat që kanë shpërthyer në fund të dhjetorit në Iran, për shkak të përkeqësimit të kushteve ekonomike, para se të zgjeroheshin në protesta kundër regjimit në gjithë shtetin.

Dhjetëra mijëra iranianë janë vrarë apo arrestuar në protestat, të cilat janë shtypur me dorë të hekurt nga shteti.

Paralajmërimet e Trumpit vijnë teksa Irani e ka mbyllur pothuajse tërësisht Ngushticën e Hormuzit, prej nga kalon 20 për qind e furnizimeve globale me naftë dhe gaz. Si përfundim, çmimet e energjisë janë rritur në gjithë botën.

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit ka nisur më 28 shkurt. Irani është kundërpërgjigjur me sulme me raketa me dronë kundër Izraelit dhe shteteve të Gjirit Persik, dhe në disa raste i ka shënjestruar forcat dhe asetet amerikane.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran ngushtica e Hormuzit trump

Nga e njëjta kategori

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen!

më shumë...

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”, dëme të konsiderueshme

më shumë...

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

më shumë...

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të mos hezitojë të përdorë forcën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

4:11

Gjermania njofton tërheqjen e trupave nga baza...

3:47

Ndryshime në qeverinë e Ukrainës? Zelensky propozon...

3:25

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit...

2:50

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para...

2:12

Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë...

1:45

Ukraina sulmon me dronë një rafineri në...

1:19

FOTO- U ekzekutua një natë më parë...

1:05

Ishte duke punuar në arë me babain,...

12:56

“MIK Festival” ndalet në Drenovë, aktiviteti mbyll...

12:30

Arkitektura ndër degët e kërkuara, maturantët e...

12:12

I dënuar në Itali me 13 vite...

12:05

Belshi i mbushur me turistë, të huajt...

Më të klikuarat

  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makin...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.