Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat-Dimal,në Moravë.
Dy automjete janë përplasen me njëra-tjetrën,në tentativë për të parakaluar.Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, shtetasi Kristaq Stefa,69-vjeç, banues në Kuçovë dhe shtetasi S.Z,52-vjeç, banues në Berat.
Të pagosurit janë transportuar me ambulanca fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi kanë marë ndihmën e parë mjekësore,janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje ishin forca të shumta policore,që kanë kryer kqyrjen e vendngjarjes, për të konkluduar nē shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





