Shërbimet e Policisë Kufitare në Porti i Durrësit kanë ndaluar një 42-vjeçar që tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete të ndryshme, me qëllim shmangien e identifikimit nga autoritetet.
Gjatë verifikimeve të detajuara në pikën e kalimit kufitar, policia konstatoi se shtetasi ishte në kërkim nga autoritetet italiane. Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi, me qëllim ekstradimin në Itali, i shtetasit Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi, 42 vjeç.
Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Roma për të finalizuar procedurat për ekstradimin e 42-vjeçarit drejt Italisë.
/vizionplus.tv





