Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar gabimin teknik që u kishte ndodhur rreth 450 subjekteve private në vend, ku tatim-fitimi ishte llogaritur gabimisht deri në 10 herë më i lartë se sa detyrimi real.
Drejtoria e Tatimeve sqaron për Vizion Plus se bëhet fjalë për një gabim teknik nga ana e institucionit, që po zgjidhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.
Sipas Tatimeve, të gjitha subjektet e prekura nuk duhet të shqetësohen, pasi do të paraguajnë vetëm detyrimin real dhe jo shumën e gabuar të krijuar nga problemi teknik.





