Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte seancë normale....

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas...

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në...

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet...

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën pesë persona

Makina përfundon në oborrin e banesës në Klos

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark Eagle” në...

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia globale

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

10 Mars 11:35

Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut për t’u larguar nga hapësirat që shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesat e qirasë.

Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut funksionon në kuadër të universitetit që vepron brenda sistemit të Serbisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar”, është bërë duke u bazuar në ligjet dhe procedurat në fuqi të Kosovës.

“Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që t’i shfrytëzojë të gjitha ndërtesat dhe hapësirat e tij, për të cilat ka nevojë të madhe, pa vonesa të mëtejshme”, tha Hajrullahu.

Në përgjigjen me shkrim për REL-in, ai dërgoi edhe një kërkesë zyrtare, në të cilën thuhet se Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut është duke shfrytëzuar pronën pa ndonjë kontratë të formalizuar me Universitetin e Prishtinës, ndërsa ky i fundit është duke i ofruar ta lirojë vullnetarisht pronën, ose ta rregullojë marrëdhënien ligjore për përdorim.

Hajrullahu nuk dha përgjigje në pyetjet nëse është arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse po zhvillohen negociata në lidhje me integrimin e universitetit serb, apo bashkimin e mundshëm të dy universiteteve që veprojnë në sisteme të ndryshme.

Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Më herët, rektori i këtij universiteti, Nebojsha Arsiq, tha për portalin Kossev se Fakulteti i Shkencave Teknike nuk funksionon në sistemin ligjor të Kosovës dhe se ai nuk ka mundësi t’i përgjigjet kësaj kërkese në mënyrë institucionale, por se është “duke pritur udhëzime” në lidhje me hapat e mëtejshëm.

Përndryeshe, çështja e integrimit të shëndetësisë dhe arsimit serb në Kosovë u ngrit në shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri Albin Kurti tha se sistemi i dyfishtë nuk është i qëndrueshëm dhe se “inkorporimi dhe bashkimi i tij janë të nevojshëm”.

Atëkohë, ai tha se për këtë integrim do të punohet së bashku me përfaqësuesit politikë të komunitetit serb, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare – gjë të cilën ua transmetoi edhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it (SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Italisë).

Megjithatë, ende nuk është specifikuar qartë se cilat modele të integrimit janë duke u shqyrtuar./rel

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
fakulteti Mitrovica E Veriut

Nga e njëjta kategori

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte seancë normale. Tafani: E fryrë mediatikisht

më shumë...

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet qeveria pas bllokimit të pjesshëm

më shumë...

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit

më shumë...

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet e larta të energjisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

5:40

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia...

5:37

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj:...

5:31

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9...

5:24

Muaj maj sjell ndryshimin për këto shenja...

5:13

Mesazh i Mojtaba Khameneit: Irani do të...

5:09

Trump i përgjigjet kancelarit gjerman: Merz duhet...

4:57

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për...

4:30

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër...

4:29

A do të sjellë BE-ja një taksë...

4:24

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.