Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
13 May 2026
Vizion fokus

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve për tërheqjen...

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët që përfitojnë...

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet të çarmatoset

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA dhe Irani...

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën në Hormuz!

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga...

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e...

Industria gjermane shkurtoi 120 mijë vende pune

17 Shkurt 14:01

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor – afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës.

Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

“Industria gjermane është në një krizë të thellë”, tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: “Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës.”

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026

Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues. Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit – “në kurriz të vendeve të punës në Gjermani”.

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset.

Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë.

Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve./ DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
industria gjermane vende pune

Nga e njëjta kategori

Lufta në Iran lë në hije samitin Trump-Xi në Pekin

më shumë...

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në finalen e Kupës së Turqisë

më shumë...

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën

më shumë...

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flori Mumajesin, i bën thirrjen e papritur nga Ferma VIP

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:30

6 teknika se si të tërhiqni kanarinat...

10:10

Kafe pa kafeinë, si ndikon dekafeinato në...

10:06

Lufta në Iran lë në hije samitin...

9:49

Muçi shënon super gol, dërgon Trabzponsporin në...

9:47

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me...

9:41

Frutat e thata që forcojnë zemrën, kockat...

9:34

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:21

A dëmton zemrën gjumi në anën e...

8:56

“Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”,...

8:26

SHBA/ Senati hedh poshtë rezolutën e demokratëve...

8:07

“Dyfisho Biznesin Tënd”, zv.ministri Yzeiraj: Ja sektorët...

8:05

Këshilli i Paqes për Gazën: Hamasi duhet...

7:55

Lufta në Lindjen e Mesme, Turqia: SHBA...

7:36

Trump në Pekin, tankerët kinezë sfidojnë bllokadën...

6:50

Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk,...

6:29

Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për...

6:05

Moti i keq godet Turqinë, lëndohen 12...

6:03

Hoxha pret delegacionin suedez: Të forcojmë partneritetin...

5:56

India rrit më shumë se dyfishi tarifat...

5:47

Kërkesat territoriale të Rusisë, Trump: Nuk ka...

Më të klikuarat

  • “Kemi qenë dy vite e gjysmë bashkë”, Soni Malaj flet për Flo...
  • ”Ti me mua s’ke histori, mund të kesh me ish-burrin ti...
  • U arrestua për ngacmim seksual ndaj 21-vjeçares, mjeku Nikol...
  • Tre katet e fundit të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati...
  • Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa cent...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.